Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Karriga dhe Tavolina Dekorative

Jo Thjesht Mobilje – Por Pjesë e Dekorit
Karriget dhe tavolinat që përdorim nuk janë standarde: ato janë zgjedhur për t’u përputhur me stilin dhe temën e eventit, duke shtuar harmoni dhe karakter në hapësirë. Detajet si ngjyra, materiali dhe forma nuk janë rastësi – janë pjesë e historisë që ndërtojmë përmes dekorit.

Opsione të Shumta për Çdo Lloj Eventi
Nga karrige elegante me ngjyrë gold ose të bardha klasike, te tavolina me bazë metalike, druri ose transparente – gjithçka për të krijuar pamjen që do klienti: luksoze, moderne, romantike apo minimaliste.

Estetikë dhe Funksionalitet
Përveç pamjes, sigurojmë që mobiljet të jenë komode dhe funksionale për vendin ku organizohet eventi – qoftë një dasmë e madhe, një darkë intime familjare apo një event biznesi.

Përshtatje me Temën dhe Hapësirën
Çdo zgjedhje bëhet duke parë planin e ambientit, stilin e dekorit, paletën e ngjyrave dhe elementët shtesë (lule, ndriçim, struktura). Që ambienti të ketë një pamje të plotë dhe koherente, ku çdo detaj ka vendin e vet.

Nga Elegant te Modern
Pavarësisht nëse klienti dëshiron një set të thjeshtë dhe të rafinuar, ose tavolina dhe karrige me dizajn më të guximshëm dhe unik – ne sigurojmë që çdo event të ketë pamjen që e bën të veçantë.